Emërimi i anëtarëve të Komitetit për Pakicat Kombëtare
Në datën 18 Mars 2022 u bë prezantimi i Anëtarëve të Komitetit për Pakicat Kombëtare.
Anëtarët u emëruan nga Kryeministri mbështetur në VKM nr. 286, datë 10.5.2019 “ Për miratimin e proçedurave të përzgjedhjes së Kryetarit, Nënkryetarit dhe Anëtarëve të Komitetit për Pakicat Kombëtare”.
Kryetarja e Komitetit Znj. Konstantina Beziani, pasi bëri një prezantim të institucionit që prej krijimit të tij në vitin 2004, punën e bërë gjatë viteve për miratimin e ligjit 96/2017 “Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare” dhe paketën e legjislacionit dytësor të miratuar, ju uroi anëtarëve mirëseardhjen dhe punë të mbarë në permbushjen me sukses të misionit të tyre.
Znj. Beziani prezantoi objektivat që Komiteti synon të realizojë në lidhje me nëntë pakicat kombëtare, problematikat e hasura dhe për frymën pozitive dhe bashkëpunuese që mbizotëzon midis pakicave në RSH.
Anëtarët e emëruar për cdo pakicë kombëtare janë si me poshtë:
- Llazo Kucuqi Pakica Kombëtare Greke
- Erion Xhaibra Pakica Kombëtare Rome
- Kristo Goçi Pakica Kombëtare Arumune
- Marjana Felah Pakica Kombëtare Maqedonase
- Arjan Lile Pakica Kombëtare Egjiptiane
- Radvist Dima Pakica Kombëtare Bullgare
- Hasimin Keçi Pakica Kombëtare Boshnjake
- Marinko Cullafiq Pakica Kombëtare Malazeze
- Pavlo Jakoja Pakica Kombëtare Serbe