NJOFTIMMbi thirrjen e hapur për promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të nëntë pakicave Kombëtare në Shqipëri

Në mbështetje të Urdhrit Nr.8 datë 29.04.2022, “Për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të projekt propozimeve në kuadër të hapjes së thirrjes për promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të nëntë pakicave Kombëtare në Shqipëri” si dhe bazuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 769 datë 15.12.2021, Kreu II, pika 8/c “Për kriteret e mbështetjes së nismave, projekteve që synojnë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, ruajtjen dhe promovimin e identitetit të tyre të dallueshëm kulturor, etnik, gjuhësor, tradicional dhe fetar dhe kriteret e përzgjedhjes për financimin dhe administrimin e “Fondit për pakicat kombëtare” ku pjese e ketij komisioni u caktuan 5 (pesë) perfaqesues nga Komiteti per Pakicat Kombetare , si dhe 2 perfaqesues nga Komiteti Shqipetar i Helsinkit, te ftuar ne cilesine e vezhguesit, pa te drejte vote, por me te drejten e ofrimit te opinioneve/sugjerimeve me shkrim. Ju informojme se:
Komisioni i Vlerësimit pas kontrollit administrativ dhe cilesor vendosi se asnjë nga projekt propozimet e paraqitura nuk i përmbushte kriteret për të qënë fitues për thirrjen e shpallur nga Komiteti për Pakicat Kombëtare për promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të nëntë pakicave Kombëtare në Shqipëri.
Thirrja do te rihapet perseri per aplikim ne faqen zytare te Komitetit per Pakicat Kombetare.