Duke qënë se faqja zyrtare e Komitetit për Pakicat Kombëtare nuk ka qënë funksionale nga data 15 korrik – 26 korrik 2022 për shkak se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ka konstatuar aktivitete të sulmeve kibernetike mbi tërësinë e sistemeve elektronike shtetërore dhe me qëllim mbrojtjen e tërësisë së sistemeve shtetërore, AKSHI bllokoi aksesin në to, Ju njoftojme se:
Për thirrjen e hapur në datën 21 qershor 2022 në faqen zyrtare të KPK për projekt propozim “Promovimi dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore të nëntë pakicave kombëtare në Shqipëri”, në respektim të VKM Nr.769, datë 15.12.2021, Kreu II, pika 6, afati për pranimin e projekt propozimeve do të shtyhet deri ditën e mërkurë datë 24 Gusht 2022 ora 14.00.