Promovimi dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore të nëntë pakicave kombëtare në Shqipëri”

Thirrja për projekt-propozime e Komitetit per Pakicat Kombetare  për vitin 2022, qëndroi e hapur nga data 21 qershor 2022 deri 24 gusht 2022 (faqja zyrtare e Komitetit për Pakicat Kombëtare nuk ka qënë funksionale nga data 15 korrik – 26 korrik 2022 për shkak se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ka konstatuar aktivitete të sulmeve kibernetike mbi tërësinë e sistemeve elektronike shtetërore dhe me qëllim mbrojtjen e tërësisë së sistemeve shtetërore, AKSHI bllokoi aksesin në to).

Synimi ishte mbështetja e propozimeve të paraqitura me qellim sigurimin e mbrojtjes dhe promovimt  të drejtave të pakicave kombëtare, ruajtja dhe promovimi i identitetit të tyre të dallueshëm kulturor, etnik, gjuhësor, tradicional e fetar, që zhvillohen ne territorin e vendit (Sarande, etj).

Në institucionin e Komitetit per Pakicat Kombetare u paraqitën në total 2 projekt-propozime. Komisioni i vleresimit pjese e te cilit ishte dhe nje perfaqesues i shoqerise civile, mbeshtetur ne VKM 769 datë 15.12.2021 mbi “Fondin për pakicat kombëtare” Kreu II, Pika 8/c, gjatë vlerësimit përzgjodhi projektin, që plotësonte kriteret e vendosura sipas Drejtimeve të Thirrjes dhe Udhëzuesit përkatës. 

Lista e projekteve/projektit fitues:

NR EMRI I APLIKANTIT TITULLI I PROJEKTIT SHUMA E GRANTIT
1. Shoqata Shën Kozmai Promovimi dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore të nëntë pakicave kombëtare në Shqipëri” 3,908,000.00