Njoftim në kuadër të thirrjes për projekt-propozime për
“Ruajtjen dhe promovimin e artit, kulturës, artizanatit tradicional dhe trashëgimisë kulturore për pakicat kombëtare në Shqipëri”
Mbështetur në VKM 769 datë 15.12.2021 për “Kriteret e mbështetjes së nismave dhe projekteve që synojnë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, ruajtjen dhe promovimin e identitetit të tyre të dallueshëm kulturor, etnik, gjuhësor, tradicional e fetar dhe kriteret e përzgjedhjes për financimin dhe administrimin e fondit për pakicat kombëtare” thirrja për projekt-propozime e Komitetit për Pakicat Kombetare për vitin 2023, qëndroi e hapur nga data 09 Mars 2023 deri në datën 26 Prill 2023.
Thirrja mbështeti projekte dhe veprimtari që nxisin, ruajnë dhe promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore të pakicave kombëtare në RSH të tilla si ekspozita/panaire, evente te diversiteti kulinar, shfaqje artistike, muzika, vallja dhe kënga, rituale dhe festa. Projekte që nxisin, ruajnë promovojnë dhe trashëgojnë artizanatin tradicional të pakicave kombëtare si organizimin e panaireve, ekspozita me produkte të artizanatit, etj;
Fondi i Pakicave Kombëtare në total ishte 4 mln lekë përcaktuar kjo me Ligjin Nr. 84/2022 “Për buxhetin e vitit 2023”. Në institucionin e Komitetit për Pakicat Kombetare u paraqitën në total 10 projekt-propozime. Komisioni i Vleresimit pjesë e të cilit ishte dhe një përfaqësues i shoqerisë civile, mbështetur në VKM 769 datë 15.12.2021 mbi “Fondin për pakicat kombëtare” Kreu II, Pika 8/c, gjatë vlerësimit përzgjodhi projektet, që plotësonin kriteret e vendosura sipas Drejtimeve të Thirrjes dhe Udhëzuesit përkatës.
Lista e projekteve fituese:
NR | EMRI I APLIKANTIT | TITULLI I PROJEKTIT | Pakica Kombëtare | Përfshirja |
1. | Shoqata “Mjedisi dhe Komuniteti në Shqipëri” | “Na ishte njëherë një kulturë” | Pakica Kombëtare Egjiptiane | Projekt për Pakicën Rome dhe Egjiptiane |
2. | Person fizik Znj. Johana Bano dhe Grupi I Punës | “Diversiteti kulinar: Identiteti i kulturës dhe besimit” | Pakica Kombëtare Greke | Projekt për të gjitha pakicat kombëtare |
3. | Shoqata “Voice of Roma | “Ruajtja dhe promovimi i kulturës dhe originës së pakicave kombëtare përmes artit dhe artizanatit” | Pakica Kombëtare Rome | Projekt për të gjitha pakicat kombëtare |
4. | Shoqata “Ilinden” | “Album fotografik me veshje popullore të pakicës Maqedonase në RSH” | Pakica Kombëtare Maqedonase | Projekt për pakicën kombëtare Maqedonase |
5. | Shoqata “Rromano Kham” | “Rrënjët e muzikës Rome në kohët moderne” | Pakica Kombëtare Rome | Projekt për pakicën kombëtare Rome |