Konventat NdërkombëtareKonventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombëtare
Historik
Këshilli i Evropës ka shqyrtuar situatën e pakicave kombëtare në një numër rastesh gjatë një periudhe prej më shumë se 40 vjetësh. Pothuajse që vitin e parë të krijimit të saj (1949), Asambleja Parlamentare njohu, në një raport të Komitetit mbi Çështjet Ligjore dhe Administrative, rëndësinë e “problemit të mbrojtjes më të gjerë të të drejtave të pakicave kombëtare”.
Në vitin 1961, Asambleja rekomandoi përfshirjen e një neni në një protokoll të dytë shtesë për t’iu garantuar pakicave kombëtare një sërë të drejtash, që nuk përfshihen nga Konventa Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) .Kjo e fundit i referohet thjesht “bashkimit me një pakicë kombëtare” në dispozitën e mos- diskriminimit të parashikuar në Nenin 14. Rekomandimi 285 (1961) propozonte formulimin e mëposhtëm për projekt nenin mbi mbrojtjen e pakicave kombëtare:
“Personave që i përkasin një pakice kombëtare nuk do t’i mohohen e drejta, në bashkësi me anëtarët e tjerë të grupit të tyre etnik, dhe në masën që është në përputhje me rendin publik, të gëzojnë kulturën e tyre, të përdorin gjuhën e tyre, të krijojnë shkollat e tyre dhe të mësojnë në gjuhën e zgjedhur prej tyre apo të ushtrojnë e praktikojnë besimin e tyre fetar”.
Komiteti i Ekspertëve, që ishte udhëzuar për të shqyrtuar nëse ishte e mundur dhe e këshillueshme për të hartuar një protokoll të tillë, i shtyu aktivitetet e tij deri sa të arrihej në një vendim përfundimtar mbi rastet gjuhësore në Belgjikë lidhur me gjuhën e përdorur në arsim (Eur. Court H.R. Judgment 27 qershor 1968, Seria A, Nr 6). Në vitin 1973 ai arriti në përfundimin se nga pikëpamja ligjore nuk ekziston një nevojë e veçantë për t’i bërë objekt të ndonjë protokolli shtesë të KEDNJ të drejtat e pakicave. Megjithatë, ekspertët menduan se nuk ka pengesa juridike kryesore për miratimin e një protokolli të tillë, në qoftë se gjykohej e këshillueshme për arsye të tjera.
Kohët e fundit, Asambleja Parlamentare i rekomandoi Komitetit të Ministrave një numër masash politike dhe ligjore, në mënyrë të veçantë për të hartuar një protokoll apo konvente mbi të drejtat e pakicave kombëtare. Rekomandimi 1134 (1990) përmban një listë parimesh, të cilat Asambleja i konsideroi të nevojshme për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Në tetor 1991, Komitetit Drejtues për të Drejtat e Njeriut (KDDNJ) iu ngarkua detyra për të shqyrtuar, si nga pikëpamja ligjore dhe politike, kushtet në të cilat Këshilli i Evropës mund të ndërmerrte një aktivitet për mbrojtjen e pakicave kombëtare, duke pasur parasysh punën e bërë nga Konferenca mbi Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (KSBE) dhe Kombet e Bashkuara, si dhe përfundimet brenda Këshillit të Evropës.
Në maj 1992, Komiteti i Ministrave udhëzoi KDDNJ të shqyrtojë mundësinë e formulimit të standarteve ligjore të veçanta lidhur me mbrojtjen e pakicave kombëtare. Për këtë qëllim, KDDNJ krijoi një komitet ekspertësh (DH-MIN), të cilit, sipas mandatit të ri të dhënë në mars 1993, iu kërkua të propozonte standarte ligjore të veçanta në këtë fushë, duke pasur parasysh parimin e koordinimit dhe plotësimit të punës ndërmjet Këshillit të Evropës dhe KSBE. KDDNJ dhe DH-MIN morën parasysh tekste të ndryshme, në veçanti propozimin për një Konventë Evropiane për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të hartuar nga Komisioni Evropian për Demokracinë nëpërmjet Ligjit (i quajtur Komisioni i Venecias}, propozimin austriak për një protokoll shtesë në KEDNJ, projekt protokollin shtesë në KEDNJ të përfshirë në Rekomandimin e Asamblesë 1201 (1993) dhe propozime të tjera. Ky shqyrtim arriti pikën kulmore në raportin që KDDNJ i paraqiti Komitetit të Ministrave në 8 shtator 1993, që përfshiu standarte të ndryshme ligjore që mund të miratoheshin në këtë fushë dhe instrumentet ligjore ku mund të parashtroheshin ato. Lidhur me këte, KDDNJ konstatoi se nuk ekzistonte një mendim i përbashkët mbi interpretimin e termit “pakica kombëtare”.

Objektivat e Konventës kuadër
Konventa kuadër është instrumenti i parë shumëpalësh me karakter të detyrueshëm ligjor, kushtuar mbrojtjes së pakicave kombëtare në përgjithësi. Ajo ka për qëllim të përcaktojë parimet ligjore ndaj të cilave shtetet angazhohen t’i respektojnë për të siguruar mbrojtjen e pakicave kombëtare. Me anë të saj, Këshilli i Evropës realizoi thirrjen e Deklaratës së Vjenës (Shtojca II) për të transformuar angazhimet politike të miratuara nga Konferenca për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (KSBE), në masën më të madhe të mundshme, në detyrime ligjore.
Mënyrat e trajtimit
Përballë sferës së situatave dhe problemeve të ndryshme që duhen zgjidhur, prioriteti u përcaktua për një Konventë kuadër, e cila përmban kryesisht dispozita të tipit-programor, që parashtron objektivat për ndjekjen e të cilave angazhohen Palët. Këto dispozita, që nuk do të jenë të zbatueshme drejtpërsëdrejti, iu lënë shteteve të interesuara një shkallë, gjykimi në zbatimin e objektivave për arritjen e të cilave angazhohen ata, duke iu dhënë kështu mundësinë atyre që të marrin parasysh rrethanat e veçanta.
Konceptet themelore
Gjithashtu, duhet të theksohet se Konventa kuadër nuk përmban përkufizimin e termit “pakicë kombëtare”. Duke u bazuar në pohimin se në këtë fazë është e pamundur që të arrihet në një përkufizim që mund të fitojë përkrahjen e përgjithshme të të gjithë shteteve anëtare në Këshillin e Evropës, u vendos që të ndiqet një trajtim pragmatik. Zbatimi i parimeve të parashtruara në këtë Konventë kuadër do të realizohej nëpërmjet legjislacionit kombëtar dhe politikave qeveritare të përshtatshme. Ajo nuk nënkupton njohjen e të drejtave kolektive. Theksi është vënë në mbrojtjen e personave që i përkasin pakicave kombëtare, që mund të ushtrojnë të drejtat e tyre në mënyrë individuale dhe në bashkësi me të tjerët.
Struktura e Konventës kuadër
Krahas parathënies së saj, Konventa kuadër përmban një pjesë vepruese, e cila ndahet në pesë kapituj.
Kapitulli I përmban dispozita që, në mënyrë të përgjithshme parashtrojnë një sërë parimesh të përgjithshme që mund të shërbejnë për të bërë të qarta dispozitat e tjera themelore të Konventës kuadër.
Kapitulli II përmban një listë të parimeve të veçanta.

Kapitulli III përmban dispozita të ndryshme lidhur me interpretimin dhe zbatimin e Konventës kuadër.
Kapitulli IV përmban dispozita mbi mbikqyrjen e zbatimit të Konventës kuadër.
Kapitulli V përmban dispozita përfundimtare, të cilat mbështeten në nenet përfundimtare model për konventat dhe marrëveshjet, të përfunduara në Këshillin e Evropës.