Konventa Kuadër e Këshillit të Europës “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare”.

Një akt shumë i rëndësishëm, për njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave është Konventa Kuadër e Këshillit të Europës “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare”. Kjo konventë u nënshkrua nga Republika e Shqipërisë në 29.06.1995. Ajo u ratifikua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr.8496 datë 3.06.1999, dhe pasi u depozituan instrumentet e ratifikimit në 28.09.1999 , hyri në fuqi në 1.01.2000.

Konventa Kuadër e Këshillit të Europës “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare”  është instrumenti i parë shumëpalësh, juridikisht i detyrueshëm me objekt mbrojtjen e pakicave. Qëllimi i saj është përcaktimi i parimeve juridike që shtetet marrin përsipër për të siguruar mbrojtjen e pakicave kombëtare, por duke patur një karakter programor, ajo shërben edhe si një kornizë për trajtimin e situatave dhe problemeve të ndryshme të parashtruara në shtete të veçanta, duke u lënë këtyre të fundit një marzh veprimi sipas rrethanave konkrete.

Konventa Kuadër e Këshillit të Europës “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare”.